Vendosni fjalën kyçe....

“Ka më shumë gjëra që na afrojnë, se na ndajnë” – Thaçi pas takimit me Kurtin


Presidenti e kryeministri i Kosovës janë takuar ditën e sotme me njëri-tjetrin.

Pas takimit, kreu i shtetit ka bërë me dije se në takim ishte diskutuar ndër të tjera edhe dialogu Serbi-Kosovë.

‘Ishte një takim që ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të mirën e vendit dhe qytetarëve, për të sotmen dhe të ardhmen. Vlerësoj se pas takimeve që kam zhvilluar me liderët e partive politike, takimi me kryeministrin Kurti ka qenë në vazhdën e konsultave për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndodhin dhe ndërmirren nga institucionet e republikës së Kosovës. Prandaj, konstatoj se takimi ka qenë i gjatë, ka qenë përmbajtësorë, mendoj shumë i hapur, ku janë diskutuar gjërat të cilat kemi pasur vlerësoj këndvështrime konstruktive, është diskutuar për çështjet e brendshme, por edhe politikës së jashtme, pra për interesat nacionale.’ – tha Thaçi, raporton Lajmi.net.

Ai shtoi më tej se puna e përbashkët e institucioneve mund të ndihmojnë në integrimin e vendit në BE duke pohuar se me Kurtin ndan shumë qëndrime të përbashkëta.

‘Kemi diskutuar për reformat që të lëvizim drejt perspektives evropiane, për mundësitë e reja integruese kombëtare, rolin dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu edhe për dialogun Kosovë- Serbi. Ishte pajtim i përbashkët se puna e përbashkët e liderëve politikë dhe bartësve të institucioneve mund të çojnë vendin më shpejtë dhe më mire përpara. Besoj se ka hapësirë dhe substancë të mjaftueshme. Më shumë ka gjëra që na përafrojnë sesa që na ndajnë ta çojmë vendin përpara dhe të ruajmë miqësinë e përjetshme me SHBA-të.’ – shtoi Thaçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *