Vendosni fjalën kyçe....

Konferenca mbi koronavirusin anulohet…për shkak të koronavirusit


Një konferencë e planifikuar mbi ndikimin e koronavirusit në biznes në SHBA është anuluar për shkak të koronavirusit.

Siç shkruan Dailywire, Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë ka anuluar një konferencë të planifikuar për shkak të koronovirusit.

Titulli i konferencës së planifikuar ishte: ‘Të bësh biznes nën koronavirus’.

Tryeza e rrumbullakët e planifikuar për të premten në Nju Jork u anulua sepse organizatorët kishin frikë se të pranishmit mund të merrnin ose përhapnin koronavirusin.

Këshilli gjithashtu ndërpreu konferenca të tjera që ishin caktuar nga 3 Mars deri në 3 Prill, përfshirë ato të Nju Jorkut dhe Uashingtonit, raportoi Bloomberg News.

Ndërsa koronavirusi po përhapet në SHBA me numrin e të prekurve që u dyfishua nga e premtja e shkuar ngjarjet në të gjithë vendin po anulohen, të cilat do të sjellin një kosto të jashtëzakonshme ekonomike.