Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi shpjegon procedurën si mblidhet Kuvendi: Berisha nuk ndoqi rregulloren që ka miratuar vetë


Sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi ka shpjeguar procedurën që duhet ndjekur për të mbledhur Kuvendin.

Sipas Bardhit, procedura bazohet në rregulloren e miratuar nga vetë Berisha që sipas tij në këtë rast ai nuk e ka zbatuar dhe prandaj PD-ja zyrtare nuk pranon mbledhjen e tij.

Nuk është kjo procedura që duhej ndjekur. Në fillim vjen kërkesa në institucion. Kërkohet një e katërta e anëtarëve të partisë. Duhet të verifikohet nëse është plotësuar kriteri i një të katërtës së kuorumit, për të thirrur kuvendin kombëtar.

Kryesia e partisë shqyrton kërkesën dhe kjo është sipas rregullores që vetë Sali Berisha ka miratuar kur ishte kryetar i PD-së.

Pastaj kryesia e partisë cakton kohën, vendin dhe rendin e ditës. Shqyrtohet nëse ata që kanë firmosur janë anëtarë të partisë. I kërkohet informacion sekretarit të partisë dhe unë them nëse janë të gjithë anëtarë apo jo. Pastaj vendoset për kuvendin”-deklaroi Bardhi.