Vendosni fjalën kyçe....

Shtohet presioni ndaj Kosovës për taksën, senatori kërkon largimin e trupave amerikane


Senatori amerikan, David Perdue, ka deklaruar se SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Perdue, shkruan se SHBA-ja është e përfshirë prej 20 vitesh për ruajtjen e paqes në Kosovë nëpërmjt trupave të saj.

Sipas tij, Kosova duhet të bëjë pjesën e saj e të heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë SHBA-ja duhet të rishikojë praninë e saj atje.

‘Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani me progresin historik të arritur, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha taksat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje’, ka shkruar ai në Tëitter.

Qëndrimi i senatorit amerikan është mbështetur edhe nga djali i presidenti amerikan, Donald Trump Jr, i cili shkruan se ndaj të njëjtin mendim me Perdue dhe se është koha që 650 trupat amerikane në Kosovë të kthehen në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *