Vendosni fjalën kyçe....

Basha-Ramës: Boll u solle si kloun, qeveria jote rrumpallë, merr masa të mbrosh mjekët dhe infermierët


Kryetari i opozitës së bashkuar Lulzim Basha ka reaguar sërish në një seri replikash me kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar të marrë masa për të mbrojtur mjekët dhe infermierët.

Basha e ka quajtur qeverisjen e Ramës rrumpallë dhe sjelljen e tij si sjellje klouni dhe i ka kërkuar që të marrë përgjegjësitë dhe jo të sulmojë opozitën.

Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. @ediramaal ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. MERR MASA të mbrosh mjekët dhe infermierët. Lëri batutat bajate, shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve! Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën. Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua! Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si klloun, nuk është koha për të qeshur me ty”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *