Vendosni fjalën kyçe....

“S’është koha për politikë, vare fyellin në mur”-Vijon përplasja Rama-Basha


Ka vijuar lufta me replika në Twitter mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Sebep për këtë “betejë në distancë” janë bërë maskat mbrojtëse si masë parandaluese për koronavirusin, ku kreu i selisë e blu ngriti akuzat se janë të skaduara.

Pas deklaratave ka reaguar sërish kryeministri Rama i cili i thotë se maskat e dëmshme të vetme janë të atyrë që kur vendi lufton me fatkeqësitë apo me virusin kërkojnë pushtet me shpifje.

“Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur,quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik, se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor!”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *