Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: 1.2 milionë maska të skaduara duhen asgjësuar jo shpërndarë, prokuroria të thyejë heshtjen


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka kërkuar prokurorisë të thyejë heshtjen për maskat e skaduara të shpërndara për përdorim te spitalet dhe qendrat shëndetësore.

I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë.

Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës!”-shkruan Bardhi:

Bardhi sqaron se Rama dhe Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit duhen asgjësuar pasi konsiderohen mbetje farmaceutike.

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjesohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit!

Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjshmëria është fatale!”-thotë numri dy i PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *