Vendosni fjalën kyçe....

“900 leksione në matematikë dhe shkenca online”-Shahini prezanton platformën Akademi.al


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka prezantuar platformën online për nxënësit e klasave 6-12.

Në këtë platformë nxënësit e këtyre klasave do gjejnë 900 leksione në matematikë dhe shkenca.

900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 i gjeni në platformën mësimore Akademi.al.

Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu.

Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu.

Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”-shkruan Shahini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *