Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet spektakolare të shpërthimit të ri të vullkanit Etna në Itali (Video)


Veprimtaria e fundit vullkanike në malin Etna të Italisë u shtua brenda natës, ndërsa një lumë i madh llave doli nga perëndimi, nga vullkani më i madh dhe më aktiv i Evropës, duke i vendosur banorët lokalë në alarm teksa vitit 2020 po i vjen fundi.

Shpërthimi në kraterin juglindor të vullkanit 3,329 metra (10,922 këmbë) çoi në një tjetër rrjedhje të llavës duke ndezur qiejt sicilianë në mëngjes herët, para se t’i mbushte ato me re të dendura tymi dhe hiri.

Dukshmëria e ngjarjes ishte e kufizuar nga këto re të dendura, por vullkanologët përsëri arritën të kapnin disa imazhe spektakolare të daljeve të llavës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *