Vendosni fjalën kyçe....

Me kokainë të fshehur në trup, arrestohen dy persona në Kapshticë


Arrestohen nga policia kufitare në Kapshticë, dy persona, të cilët akuzohen se tentuan të trafikonin drogë në Greqi. Dy të arrestuarit janë I. F., 40 vjeç dhe B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

Dy personat po udhëtonin me një automjet tip “Mercedes-Benz” , ku pas një kontrolli të rastësishëm njërit prej tyre iu gjetën të fshehura në trup 1 kilogramë e 28 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Sasia e lëndës narkotike është sekuestruar nga policia tashmë.

“Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *