Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Korçë, trajleri përplaset me veturën, plagoset 35-vjeçari


Një aksident ka ndodhur në Korçë ditën e sotme, ku një trajler është përplasur me një veturë.

Nga aksidenti mbeti i plagosur shtetasi E.S 35 vjeç i cili drejtonte mjetin tip Hyndai.

Policia n me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë.

“Shtetasi B.Z., rreth 40 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Hynday” me drejtues shtetasin E. S., rreth 35 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore”- thotë policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *