Vendosni fjalën kyçe....

Zhytësi thyen rekordin, noton 181 metra nën ujë pa marrë frymë (Video)


Sportisti rus Alexey Molchanov bëri një zhytje vdekjeprurëse, duke notuar 181 metra nën ujërat e ngrira në Moskë dhe duke vendosur një rekord të ri botëror Guinness.

Molchanov mbajti frymën e tij për më shumë se dy minuta teksa zhytej në një thellësi prej 181 metrash nën akullin e gurores së Ameryev, duke mundur rekordin e mëparshëm të vendosur nga zhytësi francez, Arthur Guerin-Boeri, i cili arriti të notonte 175 metra në 2017-ën.

Zhytësi i guximshëm notonte midis vrimave trekëndore të prera në akullin e gurores.

Djali i kampiones së njohur të Rusisë për zhytje të lirë, Natalia Molchanova, e njohur si ‘mbretëresha e zhytjes’, ia kushtoi rekordin e sapo vendosur nënës së tij, e cila u zhduk në mënyrë misterioze ndërsa zhytej në një thellësi prej rreth 130 metrash në Spanjë disa vite më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *