Vendosni fjalën kyçe....

Lëpijnë dyert e hekurat e faltores, iranianët shpërfillin urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë (Videot)


Irani është akuzuar se nuk ka arritur të përmbajë përhapjen e koronavirusit. Ndërkohë video të pazakonta janë shfaqur në rrjetet sociale ku tregohen persona të ndëryshëm që lëpijnë një faltore si pjesë e një tradite të lashtë.

Klipet e shpërndara në mediat sociale tregojnë se njerëzit lëpijnë dyert dhe hekurat brenda faltores Fatima Masumeh në Qom, duke kundërshtuar urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Adhuruesit në video me padurim deklarojnë se ‘nuk u intereson se çfarë ndodh’ edhe nëse infektohen me koronavirus.

Ekzistonë frika se Irani po fsheh shkallën e vërtetë të të infektuarve duke u kthyer në një rrezik për mbarë rajonin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *