Vendosni fjalën kyçe....

“Synojmë vendin e parë në grup, kemi rinovuar me trajnerin Reja” – Duka pas shortit


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka deklaruar pas hedhjes së shortit për Ligën e Kombeve se nuk donte përballjen me Kosovën.

Në një intervistë për ‘Supersport’, Duka tha se grupi ku bën pjesë Shqipëria nuk është aspak i lehtë ndërsa pohoi se FSHF-ja kishte rinovuar kontratën me trajneri italiane, Reja.

‘Shorti është short, nuk ishte i keq. Të kemi parasysh se programi është shumë i ngjeshur dhe për këtë është shumë i vështirë. Mund të them se është grup shumë i vështirë për shkak të transfertave të gjata. Kështu janë të ndara grupet dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk ka skuadra të lehta, të lehtë konsideruam edhe Andorrën, por nuk rezultoi ashtu. Objektivi është të jemi të parët dhe të kalojmë në grupin B. Nuk dëshiroja përballje me Kosovën. Dëshiroja më shumë të ishte kështu si ndodhi. Ne kemi deklaruar se do vazhdojmë me Rejën dhe kemi firmosur kontratën.’ – tha Duka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *