Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i Presidentit për konferencën e Prokurorisë: Turp, pandëshkueshmëria dhe pafytyrësia kanë arritur majat


Që prej orës 09:30 po zhvillohet konferenca mbi “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”, e cila ka tërhequr vëmendjen e zëdhënësit të presidentit Ilit Meta.

Në konferencë morën pjesë prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE-së Bernd Borchardt si dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Kjo e fundit e veçoi reformën në drejtësi si një prej arritjeve kryesore në rrugën e integrimit.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi tha se sot drejtësia duhet të vepronte ndaj ministres së akuzuar nga presidenti për 4 vepra penale, por përkundër kësaj vetë kryeprokurori dhe ambasadorët u ulën krah saj.

“Tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale. Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU!”- shkruan Blushi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *