Vendosni fjalën kyçe....

Policia aksion në veri të Kosovës, sekuestrohen armë e municione, Sveçla: Largojmë mbetjet kriminale të Serbisë


Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se këtë të enjte (13 qershor) në një aksion të Policisë së Kosovës në fshatin Uglarë të Zubin-Potokut janë kapur granata dore e armë, ndërsa një person është arrestuar.

Ne një postimi në Facebook, Sveçla ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

Sveçla është zotuar se institucionet do të punojnë në mbrojtje të interesave shtetërore, siguri për qytetarët, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të shtetit.

“Vijon suksesshëm angazhimi ynë në çrrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë.

Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut.

Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.