Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Deri sot janë testuar 36 raste për koronavirusin, të gjitha negative


Deri mëngjesin e sotëm janë kryer 36 testime për virusin e ri COVID-19, të cilat rezultuan negative. Kështu është shprehur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit për masat e marra për koronavirusin.

Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore Bathore 3, ku pa nga afër masat e marra për pajisjen e personelit shëndetësor me mjetet e mbrojtjes personale.

 “Edhe pse të gjitha strukturat e shëndetësisë janë të fokusuara tek masat për parandalimin e koronavirusit të ri, nuk e kemi humbur fokusin nga programet e rindërtimit, nga premtimet tona. Ndërkohë vijon pajisja me mjete të mbrojtjes personale të të gjithë strukturave të shëndetësisë. 1.2 milion maska po shpërndahen ndërsa janë edhe 1 milion dollarë në dispozicion të spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale. Duhet thënë se deri tani janë testuar 36 raste, të cilat kanë rezultuar negative”, tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *