Vendosni fjalën kyçe....

Varfaj largohet nga Bashkia e Durrësit, kush e zëvendëson


Emirjana Sako, do zëvendësojë përkohësisht kreun e bashkisë së Durrësit, Zhyljen Varfaj.

Ky i fundit pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Gjermani, ndërsa nuk dihet ende se kur do rikthehet sërish në detyrë.

Varfaj zëvendësoi Valbona Sakon në bashkinë e Durrësit, pas dorëheqjes së kësaj të fundit, pak muaj pasi kishte marrë detyrën në votimet e 30 qershorit 2019.

Emirjana Sako ka mbajtur deri tani postin e drejtoreshës së Shërbimeve në bashkinë e qytetit bregdetar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *