Vendosni fjalën kyçe....

79 viktima nga koronavirusi në Itali, qeveria prezanton rregullat e reja


79 viktima nga koronavirusi numëron deri tani Italia, ndërsa numri i të prekurve  është më shumë se 2500.

Nga të prekurit 160 janë shëruar ndërsa autoritetet italiane pritet të vendosin rregulla të reja për frenimin e përhapjes së virusit.

Personat e moshuar do të duhet të qëndrojnë në banesat e tyre e të mos dalin në mjedise publike.

Rregullat e reja përfshijnë vendosjen e një largësie prej dy metrash mes qytetarëve, përshëndetjet mes tyre duhet të bëhen nga larg, pa puthje e pa dhënie dore.

Ndërsa qytetarët që janë me temperaturë duhet të qëndrojnë në shtëpi edhe nëse nuk dyshojnë se janë prekur nga koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *