Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Ukrainë


Ukraina ka shënuar rastin e parë të konfirmuar të koronavirusit COVID-19. Reuters shkruan se burri  i infektuar u shtrua në spital të shtunën në qytetin perëndimor të Chernivtsi. Ai kishte udhëtuar për në Ukrainë nga Italia përmes Rumanisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë, pacienti ishte në një gjendje të qëndrueshme.

Zv.ministri i shëndetësisë Viktor Lyashko tha se gruaja e pacientit është futur gjithashtu në izolim në shtëpinë e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *