Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 37 numri i të arrestuarve nga operacioni “Mezhgorani”


Ka shkuar në 37 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit të policisë “Mezhgorani”, i cili shkaktoi shumë zhurmë pas arrestimit dhe lirimit të botuesit Henri Çili.

Policia njofton se ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim, një 32 vjeçar nga Mallakastra me inicialet B.M.

“Vihet në pranga një tjetër person i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Mezhgorani”, u ndalua një prej personave të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u ndalua shtetasi B. M., 32 vjeç, banues në Mallakastër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzim krimi”.
5 ditë më parë, pas një hetimi 6-mujor u finalizua operacioni “Mezhgorani”, në kuadër të të cilit u arrestuan, u ndaluan dhe u proceduan 53 shtetas.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit policia thotë se ka sekuestruar: 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikov, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *