Vendosni fjalën kyçe....

Motori përplaset me biçikletën në Vlorë, dy të lënduar


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, pranë teatrit të qytetit.

Mjë motor është përplasur me një biçikletë në aksin rrugor Vlorë-Skelë, pranë teatrit Petro Marko. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur të dy personat që po lëviznin me to.

Siç njoftojnë uniformat blu, 65 vjeçari që lëvizte me biçikletë ka marrë plagë më të rënda dhe është dërguar në spital.

Drejtuesi i motorit  gjithashtu është dërguar në spital. Ai mësohet se është punonjës i një prej fast-foodeve të qytetit.

Aksidentet në këtë aks rrugor nuk janë të rralla, si pasojë e rrugës së ngushtë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *