Vendosni fjalën kyçe....

“Shushunjat, puçistët e oligarkët nuk do e pijnë më gjakun e shqiptarëve” – Mesazhi i fortë i Metës


Presidenti Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të mbrojnë Kushtetutën.

Kreu i shtetit deklaroi se nuk u drejtohej shqiptarëve si Ilir Meta por si president i republikës.

Ai theksoi se askush nuk mund të qëndrojë anash grushtit të shtetit në vend që po bëhet sipas tij nga një grup shushunjash, oligarkësh e puçistësh.

‘Presidenti i popullit kuqezi ulet në gjunjë vetëm para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë ouçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin e popullit. Neni 2 i Kushtetutës thoë sovraniteti i përket vetëm popullit. Ju kam ftuar këtu jo si Ilir Meta por si president. Për të dëgjuar zërin tuaj. Si institucioni i vetëm në mbrojtje të Kushtetuës. Jemi këtu se Shqipëria e sotme është në dy botë antagoniste. Në botën e popullit kuqezi dhe grupin që përfaqëson oligarkët e puçistët që si shushunja pijnë çdo ditë gjakun e popullit tonë me koncesionet e frikshme. Asnjë nga ne nuk mund të qëndrojë anash puçit e grushtit të shtetit.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *