Vendosni fjalën kyçe....

Pandeli Majko i bindur: PS parti e surprizave, do marrim mandatin e tretë


Në këto momente po zhvillohet Kongresi i Partisë Socialiste, i cili nisi me një minutë heshtje për të përkujtuar viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Pas para nisjes së ditës së dytë të punimeve të këtij kongresi, ministri për Diasporën Pandeli Majko, foli për “Top Channel” ku u shpreh i bindur se partia e tij do siguronte një mandat të tretë.

“Kongres i rëndësishëm pa diskutim, pritshmëria, mandati i tretë. Do të jetë hera e parë në 30 vite marrja e mandatit për herë të tretë.

Partia socialiste është partia e surprizave, të befason kur nuk ta pret mendja.”- tha Majko.