Vendosni fjalën kyçe....

“Facebook e Google kërcënojnë të drejtat e njeriut me grabitjen e të dhënave” – Amnesty International


Titanët e teknologjisë ‘Google’ dhe ‘Facebook’ përdorin ‘modele të biznesit të mbikëqyrur’ që kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe fut hundët në intimitetin personal në të gjithë botën, tha ‘Amnesty International’ në një raport të ri, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund grabitjes së të dhënave.

Botuar të mërkurën, raporti ‘Giants Surveillance’ i ‘AI’ përvijon se si ‘Facebook’ e ‘Google’, dhe platformat e tyre të shumta, funksionojnë në mënyra që janë thjesht të papajtueshme me të drejtën e intimitetit dhe paraqesin një ‘kërcënim sistematik’ për shprehjen e lirë në internet.

‘Përkundër vlerës së vërtetë të shërbimeve që ato ofrojnë, platformat e ‘Google’ dhe ‘Facebook’ vijnë me një kosto sistemike,’ thuhet në raport.

Modeli i biznesit i mbikëqyrjes së ndërmarrjeve i detyron njerëzit të bëjnë një marrëveshje Faustiane, me anë të së cilës ata janë në gjendje të gëzojnë vetëm të drejtat e tyre në internet duke iu nënshtruar një sistemi të predikuar mbi abuzimin e të drejtave të njeriut.

Ndërsa kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë kanë marrë gjithashtu fuqi të konsiderueshme në fusha të tjera të internetit, ‘Amnesty’ veçoi ‘Facebook’ dhe ‘Google’ për mbizotërimin e tyre në rritje mbi ‘sheshin e ri botëror publik’, duke kontrolluar kanalet kryesore që shfrytëzuesit e rrjeteve anembanë botës përdorin për të komunikuar.

‘Google’ e ‘Facebook’ mbizotërojnë jetën tonë moderne, duke grumbulluar fuqi të pashembullt mbi botën dixhitale, duke korrur dhe fituar para nga të dhënat personale të miliarda njerëzve,’ tha Sekretari i Përgjithshëm i ‘Amnesty’, Kumi Naidoo në një deklaratë për shtyp.

‘Ose duhet t’i nënshtrohemi kësaj makinerie mbikëqyrëse të përhapur, ku të dhënat tona janë lehtësisht të përdorshme për të manipuluar dhe ndikuar tek ne, ose të heqim dorë nga përfitimet e botës dixhitale.’ – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *