Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kundër kthimit në karantinë të Shtëpisë së Pushimit të ushtarakëve: Akt absurd dhe armiqësor


Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka kundërshtuar idenë e bërë publike dy ditë më parë nga kryeministri aktual Edi Rama për përzgjedhjen e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes si karantinë, në rast të shpërthimit të koronavirusit në Shqipëri.

Berisha shprehet se ky është një akt armiqësor ndaj ushtarakëve shqiptarë dhe kërkon anulimin e këtij vendimi.

“Vendosja e Karantines ne shtepine e pushimit te oficereve, nje akt absurd dhe armiqesor ndaj ushtrise!

Miq, pasi vensja e zones dhe objektit te karantines ne Kavaje u refuzua me te drejte nga qytetaret e ketij qyteti, Edvin Çekapi merr vendimin e dyte te gabuar, vendos te perdore per kete qellim shtepine e oficereve ne Durres. Ky eshte nje akt i papergjegjshem i Edvin Çekapit, i cili ne mijra e mijra objekte zgjedh te vetmen shtepi pushimi qe kane ushtaraket tane perveç Jales, te cilen e zene ndrikullat dhe kumbaret qeveritare.

Disa here jam shprehur se karantina duhet te vendoset ne nje baze ushtarake por shtepia e pushimit te ushtarakeve nuk eshte baze ushtarake.

Ky eshte nje akt armiqesor ndaj ushtarakeve shqiptar, qe sot jane usharaket me te keqpaguar ne Europe dhe marrin gjysmen e pages qe marrin ushtaraket ne Kosove.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim te papergjegjshem te Edvin Hajdutit dhe ndrikullave Hajnia dhe kerkoi anullimin e menjehershem te saj.”– shkruan Berisha.

Rama zbuloi dy ditë më parë se shtëpia e pushimit e Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do kthehet në karantinë. Ai shtoi se është siguruar që ajo i plotëson kushtet për të qenë karantinë për situatën në rast se koronavirusi përhapet edhe në vendin tonë.

Kryeministri shtoi se në asnjë vend të botës karantina nuk vendoset larg zonave të banuara dhe i konsideroi përpjekje për të hapur panik thashethemet e deritanishme për vendndodhjen e karantinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *