Vendosni fjalën kyçe....

Shkon keq eksperimenti në laboratorin e Kimisë, helmohen 7 nxënës të gjimnazit në Fier


Një eksperiment në lëndën e Kimisë ka shkuar keq në një shkollë të mesme në Fier.

Mësohet se një reaksion kimik në laboratorin e kimisë ka shkaktuar panik tek nxënësit e shkollës së mesme ‘Janaq Kilica’, ndërsa janë helmuar disa prej tyre.

Rreth 7 nxënës kanë dalë nga klasa të asfiksuar dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Ende nuk ka ende një njoftim zyrtar nga shkolla dhe nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *