Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada Amerikane u kërkon shtetasve të saj të shmangin protestën e thirrur nga Meta


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka këshilluar shtetasit e saj në Tiranë, që të qëndrojnë larg protestës së 2 marsit të thirrur nga presidenti i vendit Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada kujton protestat e së shkuarës dhe thotë se kanë qenë të dhunshme, ndaj i thotë të shmangin vendet pranë protestës.

 “Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median lokale për përditësime.”- thuhet në njoftim ku vihen në dispozicion edhe numrat e telefonit për shtetasit amerikanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *