Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari kërcënon të hidhet nga lartësia në Tiranë, kapet nga policia e dërgohet në spital


Një person ka provuar të vetëhidhet nga lartësia në një pallat në zonën e Shkozës.

Sipas policisë, 60-vjeçari me iniciale J.B., është ndaluar dhe është dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktoreve, shtetasi J.B., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili u neutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *