Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet viktima e 12-të nga koronavirusi në Itali


Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Lajmi është konfirmuar nga shefi i Emergjencës Andrea Borrelli, i cili tha se është regjistruar vdekja e parë në Emiglia Romana.

Bëhet fjalë për një pacient 70-vjeçar, i cili siç shkruajnë mediat italiane, vuante nga një sëmundje më parë. Ai vinte nga një nga zonat e kuqe në Lombardi, ishte shtruar në një spital në Piacenza dhe më pas ishte transferuar në kujdes intensiv në Parma.

Gjithsej në Itali janë shënuar 374 raste që kanë rezultuar pozitivë pas testeve për koronavirusin në Itali.

Mes të infektuarve janë edhe katër të mitur, njëri prej të cilëve është një vajzë e moshës 4-vjeçare. Dy të tjerë janë 10 vjeçarë dhe një fëmijë 15 vjeç.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *