Vendosni fjalën kyçe....

“Voto për mua” – Basha publikon videomesazhin me fëmijët


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar sot një video në rrjetet sociale, ku shfaqet një numër fëmijësh.

Secili prej tyre u bën thirrje qytetarëve: “Votoni për mua, Votoni për ne”. Pra që kur të shkojnë t’u drejtohen kutive të votimit, qytetarët ta bëjnë këtë duke vendosur në plan të parë të ardhmen e fëmijëve.

Edhe pse nuk përmendet numri 9, Basha me këtë video lë të kuptohet se vetëm duke zgjedhur atë do të votohet për fëmijët.

Lideri i PD-së pritet të votojë në orën 09:00, në Qendrën e Votimit në Njësinë numër 8, në kryeqytet. E njëjta qendër votimi ku ka votuar edhe në zgjedhjet e kaluara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *