Vendosni fjalën kyçe....

Radhë kilometrike për një maskë mbrojtëse në Korenë e Jugut (Video)


Përhapja e koronavirusit ka futur në panik qindra persona të cilët kanë krijuar radhë kilometrike në Korenë e Jugut për të siguruar maskë mbrojtëse.

Sipas autoriteteve, Koreja e Jugut tani ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara jashtë territorit të Kinës pas infeksioneve të ndezura në fundjavë, duke qëndruar në 830 deri të hënën në mëngjes.

Gjithashtu tetë njerëz gjithashtu kanë vdekur nga sëmundja në vendin aziatik.

Zyrtarët kanë shprehur shpresë se mund të izolojnë përhapjen në rajonin përreth Daegu, por disa ekspertë vunë re shenja të virusit që qarkullon në të gjithë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *