Vendosni fjalën kyçe....

Djali i Ramës dhe Thaçit festojnë sëbashku në një klub nate (FOTO)


Që kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë një marrëdhënie të afërt kjo është shumë e qartë, por mesa duket këtë ia kanë kaluar edhe dy djemve të tyre.

Djali i kryeministrit, Greg Rama është bërë shumë aktiv së fundmi në rrjetet sociale dhe shpesh ndan foto ose video nga përditshmëria e tij. E të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e kaluar, ku kishte dalë të festonte në një klub nate.

E në një nga fotot, shfaqej dhe Endrit Thaçi, djali i presidentit të Kosovës. Nuk dihet nëse ata kanë shkuar bashkë apo janë takuar aty rastësisht, por ata shihen të qeshur nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Dy djemtë e liderëve politikë duket se kanë marrëdhënie mjaft të mira, mbase edhe më të mira se baballarët e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *