Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi në Italinë fqinje, Basha apel qeverisë: Të merren masa serioze


Pas situatës së krijuar në Itali lidhur me koronavirusin që ka shkaktuar atje 2 viktima dhe ka infektuar 76 persona, kreu i PD-së Lulzim Basha ka një apel për qeverinë shqiptare. Ai kërkon marrjen e masave të menjëhershme dhe zhvillimin e kontrolleve shëndetësore në pikat kufitare.

“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus ndëkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare.

Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm.”– shkruan Basha në “Twitter”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *