Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon videon me gratë në Fier: Të marrësh bukën me listë… a është jetë kjo


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar këtë të shtunë qytetin e Fierit, ku ka parë nga afër problemet e përditshme të banorëve atje.

Kryedemokrati ka publikuar dhe një video në “Facebook” të bisedave të tij me banorët. Basha shkruan se edhe pse në kushtet e mbijetesës, ata vijojnë të kenë shpresë.

 “Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe padrejtësitë që rriten. Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se #DiteMeTeMira do vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë. #PotëDëgjoj”, shkruan Basha.

Në videon e publikuar, gratë i ankohen Bashës për problemet e tyre, kryesisht për papunësinë. Një nga banorët tregon se i merr ushqimet me listë në dyqan. “Të marrësh bukën me listë… a është jetë kjo?!“- shprehet zonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *