Vendosni fjalën kyçe....

“Gjiknuri është turp që ndodhet në tryezë, duhet të ishte në burg” – Vasili


Përfaqësuesi i LSI-së dhe opozitës në tryezën e reformës zgjedhore, Vasili, i është përgjigjur Damian Gjiknurit, duke thënë se ai duhet të ishte në burg dhe jo në tryezën e bisedimeve.

I ftuar në Syri TV, Vasili tha se nuk e merr parasysh fare propozimin e Gjiknurit, i cili është turp që ndodhet në atë tryezë.

‘Gjiknuri është turp që ndodhet në atë tryezë, turp edhe për PS. Të japë sugjerime një njeri që me të fortë mblidhte vota. Unë këtë sugjerim e pështyj. Nuk jemi ulur aty për të marrë sugjerime nga Damian Gjiknuri. Duhej të ishte në burg Damian Gjiknuri. Nuk fusin në burg Gjiknurin për vjedhjen te Unaza e Re, por fusin hallexhinjtë’, tha Vasili.

Opozita kërkoi sot që reforma zgjedhore të përfshinte ndalimin e vetingut ndaj gjyqtarëve të Kolegjit zgjedhor, pasi vetingu i vë ata nën presion.

Gjiknuri nga ana e tij u përgjigj se kjo nuk mund të ndodhte ndërsa i bëri thirrje opozitës që të mos e bënte lojën e presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *