Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqi ndaj Balliut dhe banorëve të Unazës, reagon Basha: Prokuroria e kapur përndjek qytetarët që protestuan për mbrojtjen e shtëpive


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me gjyqin e zhvilluar ndaj ish-deputetit Klevis Balliu dhe qytetarëve që protestuan për projektin e Unazës së Re.

Basha e quajti prokurorinë e kapur dhe palë me vjedhjen pasi Balliu dhe qytetarët protestuan për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Akte të tilla dëshmojnë sesa e drejtë dhe jetike është beteja jonë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Denoncimi dhe reagimi ndaj korrupsionit, lidhjeve të krimit të organizuar me Edi Ramën dhe regjimin e shërbëtorëve të tij, nuk ka për t’u ndalur”-shkruan ndër të tjera kryedemokrati.

Postimi i plotë:

Prokuroria e kapur dhe e bërë palë me vjedhjen, nuk heton dhe ndëshkon hajdutët e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, por përndjek dhe merr të pandehur qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë dhe babëzisë së qeveritarëve të korruptuar.

Marrja si të pandehur nga prokuroria e përfaqësuesit të opozitës Klevis Balliu dhe të qytetarëve Seit Hajderasi, Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj dhe Elton Skënderaj pse protestojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe fëmijët e tyre, është akt politik, për të frikësuar qytetarët që kundërshtojnë arbitraritetin dhe hajdutërinë e Edi Ramës.

Në emër të Partisë Demokratike dua të bëj të qartë se 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës nuk ka prokurori politike që mund të ndalë qytetarët e lirë të protestojnë ndaj korrupsionit dhe dhunës qeveritare. Nuk ka prokuror apo gjykatës të korruptuar që mund të frikësojë opozitën të jetë përkrahë qytetarëve dhe të denoncojë aferat kriminale e korruptive të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Akte të tilla dëshmojnë sesa e drejtë dhe jetike është beteja jonë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Denoncimi dhe reagimi ndaj korrupsionit, lidhjeve të krimit të organizuar me Edi Ramën dhe regjimin e shërbëtorëve të tij, nuk ka për t’u ndalur!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *