Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti i furgonit të policisë që transportonte të burgosurit, arrestohet shoferi


Policia e Tepelenës ka arrestuar shoferin e furgonit të burgjeve që u aksidentua ditën e djeshme pranë fshatit Qesarat.

I arrestuari është shtetasi Hysen Hasa, 56-vjeç,  i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Hyunday”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Brenda në makinë ndodheshin dy të burgosur dhe një efektiv policie, kur makina u përplas dje me mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Sulejman Shehu. Më pas automjeti i policisë përfundoi në një byrektore.

Furgoni i burgjeve që u aksidentua po kryente transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar, punonjësi i policisë së burgjeve, dy të paraburgosurit si dhe dy drejtuesit e mjeteve, të gjithë jashtë rreziku për jetën.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *