Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi filmon deputetët e mazhorancës në hyrje të Kuvendit: Kujdes Elisa se kanë futur shashka


Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi ka filmuar ambientet e hyrjes së Kuvendit gjatë kohës që kanë qenë duke hyrë edhe deputetët e mazhorancës.

Në një moment kur ministrja Elisa Spiropali i kërkon të ndalojë filmimin, Luan baçi përgjigjet duke thënë se kjo gjë nuk është e ndaluar në rregulloren e Kuvendit.

Më poshtë debati mes tyre:

Elisa Spiropali: Sa gjëra keni në rregullore që nuk i zbatoni ju…

Luan Baçi: Kujfdes Elisa, se kanë futur shashka

Elisa Spiropali: Keni bërë edhe më shumë se aq

Luan Baçi: Ku e keni fundin, mos pandehni se do ia hidhni kaq lehtë

Elisa Spiropali: Pa merak