Vendosni fjalën kyçe....

Ish-e dashura e princit Harry gjendet e vdekur në banesë, dyshohet se u vetëvra


Prezantuesja britanike Caroline Flack është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër pasi dyshohet se u vetëvra.

Siç shkruan The Sun, familja e saj publikoi një deklaratë në të cilën lexohej: “Ne mund të konfirmojmë që Carolina jonë ndërroi jetë sot më 15 shkurt. Ne do të kërkonim që shtypi të respektojë privatësinë e familjes tonë në këtë kohë të vështirë”.

Prezantuesja 40 vjeçare, ishte në një proces gjyqësor pasi i dashuri i saj Leëis Burton e kishte akuzuar për dhunë. Burton e kishte mohuar ndjekjen penale, e madje kishte deklaruar dashurinë e tij për Caroline ditën e djeshme në “Instagram” pasi e kaluan ditën e Shën Valentinit larg. Ai e mori vesh lajmin ndërsa bënte ski me shokët.

Prezantuesja kishte bërë një postim vetëm pak orë para se të vdiste, ku i dhuronte një puthje qenushit të saj Ruby.

Caroline Flack e cila e filloi karrierën e saj si aktore dhe është një nga ish-të dashurat e princit Harry, u detyrua të hiqte dorë nga prezantimi i emisionit “Love Island”, pasi u arrestua nën akuzën se kishte sulmuar të dashurin e saj Leëis në Islington, më 12 dhjetor.

Ajo gjithmonë këmbënguli se ishte e pafajshme dhe u zotua të pastrojë emrin e saj.

Caroline Flack dhe Princi Harry u përfolën se ishin në një marrëdhënie pasi u prezantuan nga miq të përbashkët në vitin 2009. Caroline zbuloi në autobiografinë e saj se ata u detyruan të ndaheshin pasi shtypi e zbuloi, ndërsa e ka përshkruar romancën e saj dhe princin Harry si “pak të ashpër”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *