Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet rusi që i nxori videon seksuale aleatit të Macron-it


Petr Pavlensky

Policia franceze ka arrestuar një artist dhe aktivist rus pas publikimit të videoskandalit që rrëzoi një aleat politik të presidentit Emmanuel Macron.

BBC shkruan se Petr Pavlensky u arrestua në Paris.

Videoja në fjalë e zuri në befazi kandidatin për kryetar bashkie të Parisit, Benjamin Griveaux, i cili u detyrua të tërhiqej nga gara një muaj para zgjedhjeve.

Një uebfaqe pak e njohur shkruante se Griveaux kishte shkëmbyer mesazhe intime në celular me një grua të re dhe i dërgoi asaj videon e publikuar.

Artisti rus Pavlensky, i cili kërkoi azil në 2017-ën, tha që ishte ai personi që e kishte postuar videon me përmbajtje seksuale. Publikimi i videos intime të Griveaux u dënua gjerësisht nga klasa politike në Francë.

Kryebashkiakja aktuale e Parisit, Anne Hidalgo, tha se jeta private e njerëzve duhet të respektohet. Ndërkohë disa media në Francë shkruajnë duke cituar burime të paidentifikuara, se arrestimi i rusit nuk ka lidhje me videon. Ai po hetohej për një përleshje që pretendohet se ka ndodhur në Paris në 31 dhjetor.

Benjamin Griveaux


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *