Vendosni fjalën kyçe....

Bill Gates përsërit thirrjen për ndjekësit: Hani mish sintetik të shpëtojmë planetin


Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates ka hedhur poshtë teoritë e konspiracionit që qarkullojnë për të në rrjet, lidhur me rrjetin 5G dhe vaksinat kundër Covid-19.

Ai iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetin social “Reddit”, ku ai promovoi librin e tij të ri dhe u bëri thirrje të gjithëve që të ushqehen me mish sintetik.

“Unë jam i pafajshëm! E gjithë historia rreth 5G dhe mikroçipave është goxha e çmendur. Pse do të doja ta bëja atë?”- u shpreh Gates për teoritë konspirative.

Gates më vonë tha se “lajmet e rreme” dhe “dezinformimi” në internet është një “çështje e madhe”. Ai theksoi se “disa informacione të rreme janë më interesante sesa e vërteta, kështu që kanalet dixhitale duket se zmadhojnë me fakte të këqija”.

Siç shkruan RT, miliarderi gjithashtu shfrytëzoi rastin për të promovuar përdorimin e mishit sintetik, si një mënyrë për të zvogëluar “çlirimin e karbonit”. Ai ka promovuar vazhdimisht mishin artificial në të kaluarën, e kohët e fundit ka sugjeruar që “të gjitha vendet e pasura” të kalojnë në “mish viçi 100 për qind sintetik”.

“Ju mund të mësoheni me ndryshimin e shijes.”– i tha Gates një intervistuesi muajin e kaluar.

Ai la të kuptohej për pasojat apokaliptike me të cilat bota do të përballet, nëse nuk trajtohet ndryshimi i klimës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *