Vendosni fjalën kyçe....

Plis në çdo ulëse, përgatitet dekori në “Air Albania” për sfidën ndaj Çekisë


Në stadiumin “Air Albania” ditën e nesërme në orën 20.45 do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë, për kualifikueset e Euro 2024.

Kuqezinjtë i kanë vendosur vetes objektivin e kualifikimit në një kompeticion kaq madhor për herë të dytë në histori dhe deri më tani kryesojmë grupin.

Mbi çdo ulëse të “Air Albania” është vendosur nga një plis. Gjithashtu, duket se kudo spikat ngjyra kuq e zi.

Stadiumi pritet të jetë i mbushur plot e përplot pasi asnjë biletë nuk ka mbetur pa shitur që disa javë përpara.