Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Nuk dua t’i gënjej serbët se Kosova do të jetë e jona


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se shteti i tij po lufton për çdo serb në Kosovë, por se ai nuk do të gënjejë popullin e tij.

“Nëse mendoni se ka shumëçka lidhur me Kosovën që ne e kemi në duar, ju lutem njerëz, ne nuk jemi fëmijë, nuk jemi naivë. Po luftojmë për çdo person në Kosovë, por nuk dua ta gënjej popullin dhe të them se gjithçka do të jetë e jona në 300 milionë vitet e ardhshme”, tha Vuçiç sipas B2.

Presidenti serb shtoi se ka dëgjuar histori që  nga viti 2012 se “ai është tradhtar” sepse gjasme u premtoi amerikanëve se do të dorëzojë Kosovën, prandaj SHBA-ja dhe BE-ja nuk e mbështesin bojkotimin e opozitës për zgjedhjet e ardhshme.

“Mirëpo, njerëzit në Kosovë (serbët) nuk janë të çmendur dhe e dinë saktësisht se kush i mbështet ata dhe kush punon për ta”– shtoi Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *