Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja e argjendarisë në Elbasan, policia shpall një person në kërkim


Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e argjendarisë që ndodhi mesditën e sotme. Një person është shpallur në kërkim për grabitjen, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Në vendngjarje policia ka gjetur dhe pistoletën që autori ka përdorur gjatë grabitjes.

“Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.

Në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur idetifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nê vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *