Vendosni fjalën kyçe....

Viktima e parë nga fruthi, foshnja 4 muajshe në Durrës


Ditën e sotme një foshnjë 4 muajshe nga Durrësi me iniciale A.A ka humbur jetën në shërbimin e pediatrisë në QSUT për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga fruthi.

Burime nga QSUT thonë se pas u prek nga virusi i fruthit gjendja shëndetësore u përkeqësua për shkak të një pneumonie masive, shkruan Top Channel. Edhe pse nën terapinë intensive të mjekeve pediatër në reanimacione pediatrisë foshnja e vogël nuk mundi të mbijetonte

Mësohet se vajza 4 muajshe ka qenë e pavaksinuar dhe dhe ishte e shtruar prej 2 javësh në spital.  Mjeket bëjnë apel që për çdo rast prindërit të evitojnë së të munden shërbimin e pediatrisë dhe t’i drejtohen pediatreve nëpër Qendra Shëndetësore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *