Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me armë në Shkodër, policia gjen pistoletën në lumin Buna


Policia ka shpallur në kërkim dy persona pas konfliktit të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër.

Në kërkim janë shpallur Hygert Muçaj e Gledis Ustabeqiri, të cilët janë përplasur me Taulant Ahmetin rreth orës 14:00 të ditës së djeshme në lagjen ‘Parrucë’.

Sipas policisë, dy të rinjtë janë konfliktuar me Ahmetin teksa po ecnin me makinë për motive të dobëta.

Pas kësaj Muçaj akuzohet se ka goditur me sende të forta 32-vjeçarin Ahmeti në kokë ndërsa Ustabeqiri ka qëlluar me pistoletë dhe më pas të dy janë larguar.

Pas kontrollit në lumin Buna policia ka gjetur pistoletën me të cilën dyshohet se ka qëlluar Ustabeqiri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *