Vendosni fjalën kyçe....

Basha takohet me ambasadorin italian, Bucci mbështet rikthimin e dialogut politik


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim ambasadorin e Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci.

Sipas njoftimit të nxjerrë nga ambasada Italiane në takim është diskutuar për reformën zgjedhore dhe rikthimin e dialogut mes palëve politike.

Takimi i parë i Ambasadorit Fabrizio Bucci me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Një mundësi e rëndësishme për të theksuar mbështetjen e Italisë në rikthimin e dialogut politik, me urimin për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Javët e ardhshme do të jenë të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Një bashkëpunim më i madh në vend dhe një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve politike do të bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin e përafrimit në Bruksel”-thuhet në postimin e ambasadës italiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *