Vendosni fjalën kyçe....

Maskat grabisin dy biznese në Tiranë


Dy grabitje kanë ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë hyrë në dy biznese.

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka tentuar te grabisë me dhunë një supermarket në rrugën Kongresi Lushnjës në pronësi të I.S. Autori i grabitjes ende i paidentifikuar pasi ka konstatuar që kasa ku mbaheshin paratë ka qenë e mbyllur është larguar.

Ndërsa në rrugën “Muhamed Gjollesha” një person i armatosur ka tentuar të vjedh me dhunë një agjenci turistike udhëtimesh në pronësi të O.M.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.