Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi ia kthen Ramës: LSI të ka kallur datën, prishja e koalicionit me Rilindjen vendimi më i mirë


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, iu përgjigj kreut të qeverisë me anë të një deklaratë.

Ajo theksoi se LSI-ja është duke u rritur nën përgjegjësinë e forcës politike që u dha shqiptarëve liberalizimin e vizave.

Kryemadhi tha se largimi i shqiptarëve arriti kulmin pa vitit 2017 kur PS-ja i mori të gjitha pushtetet për vete.

“Sot dua të ndaj me të gjithë ju që LSI vazhdon të ngrihet nën përgjegjësinë e asaj force që i dha shqiptarëve liberalizimin e vizave në 2010, që Rama donte ta bllokonte. Ai thoshte mos i liberalizoni vizat se do ikin mbi 1 milion shqiptarë nga Shqipëria. Nuk ikën 1 milion shqiptarë dhe vetë grafiku në Asamble tregonte se në momentin e liberalizimit të vizave, kur në koalicion ishte LSI-ja, largimi ishte në numrin më të voglë por nga 2017 ku mori kazan, garuzhde e tepsie, rritja ishte në stratosferë më keq se në ‘92, dhe me vrap ia ndryshoi regjia grafikun, kaluan te dixhitalizimi.” – tha Kryemadhi.

Në fund kryetarja e LSI-së, tha në fund se mosvijimi i koalicionit me Rilindjen ishte vendimi më i mirë për t’u ndarë me zullumin e kryeministrit.

Ajo ironizoi jo pak duke thënë se aq shumë sa Rama ia ka përmendur emrin, s’i ka thënë Meta të dua gjatë jetës.

“Mospranimin e vazhdimit të koalicionit me sektin e Rilindjes e cilësoj si një nga vendimet për të mira, pasi ndau zullumin dhe llumin ku Rama kishte futur shoqërinë. Falenderoj mbështetësit e LSI që i kanë kallur datën Ramës sa gjithë fjalimi i kushtohej LSI dhe Monikës. Aq herë sa e ka përmenduar emrin tim, s’më ka thënë Meta të dua në jetën time.” – mbylli Kryemadhi.